Të arrestuarit e grusht shtetit në Turqi po torturohen
(last modified Sun, 24 Jul 2016 18:15:11 GMT )
Korrik 24, 2016 20:15 Europe/Tirane
  • Të arrestuarit e grusht shtetit në Turqi po torturohen

Organizata ndërkombëtare Amnesty Interantional ka bërë të ditur se të arrestuarit e grusht shtetit në Turqi janë duke u torturuar.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Organizata ndërkombëtare Amnesty Interantional ka njoftuar se ekzistojnë dëshmi ku vërtetohet se të arrestuarit pas grusht shtetit në Turqi janë duke u torturuar nëpër burgjet e  këtij vendi. Sipas kësaj organizate, rrahjet dhe sulmet seksuale janë pjesë e këtyre torturimeve. Nga ana tjetër, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka zgjatur periudhën e paraburgimit të të dyshuarve deri në 30 ditë, vendim ky i marrë pas valës së arrestimeve të funksionarëve shtetërorë, të akuzuar për grushtin e shtetit të fundjavës së kaluar. Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate zyrtare për shtyp, ku thuhet se qeveria turke ka urdhëruar gjithashtu mbylljen e mbi 1 mijë shkollave private dhe mbi 1.200 shoqatave.  Erdogan ka deklaruar se, gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në vend do t’u lejojë autoriteteve të rivendosin rendin dhe të sheshojnë pasojat e grushtit të dështuar të shtetit në mënyrë efikase.  Të paktën 60 mijë funksionarë shtetërorë janë arrestuar dhe pezulluar nga detyra në Turqi, një lëvizje kjo që është kritikuar gjerësisht nga ndërkombëtarët.

Tags