Sulm me armë të ftohtë në Gjermani
Një burrë vrau me hanxhar një grua e plagosi dy persona të tjerë në Reutlingentë të Gjermanisë.
Ngjarja ndodhi pranë një dyqani në Listplatz, ku punonte viktima. Njerëzit u larguan prej andej të tmerruar. Agresori, i vënë në pranga nga policia, është një 21 vjeçar. Arsyet e gjestit të tij nuk janë sqaruar ende, por sipas disa raporteve, autori ka pasur një sherr me viktimën përpara se sa ta godiste e të lëndonte edhe një burrë e një grua tjetër. “I kishte ikur mendja fare”, thonë dëshmitarët që e panë skenën. “Vraponte me hanxhar në duar edhe pas një makine të policisë. Në një moment të caktuar, një person me një makine BMW i dha gaz dhe e përplasi, duke e lënë të palëvizur në tokë, ndërsa pas kësaj ndërhyri policia”.