Shtohen masat e sigurisë në Brazil për garantimin e lojëra olimpike
3 mijë forca të reja të sigurisë u janë shtuar forcave aktuale në Brazil për të garantuar sigurinë gjatë organizimit të lojërave olimpike verore Brazil-2016 në Rio De Jenero.
Kanali televiziv Press Tv citon ministrinë e drejtësisë së Brazilit të ketë thënë se forcat e reja do të dislokohen në pikat e transportit si aeroportet, stacionet e metrosë dhe në rrugë. Këto forca gjithashtu do të japin ndihmën e duhur në operacionet anti-terroriste. Aleksandre de Moraes, ministër i drejtësisë në Brazil ka thënë se në rast nevoje, numri i forcave të rendit për garantimin e sigurisë mund edhe të shtohet. Më herët qeveria e Brazilit kishte njoftuar se për garantimin e sigurisë gjatë lojërave olimpike ishin mobilizuar 6 mijë forca, janë vënë në dispozicion 12 anije luftarake, 28 helikopterë të ushtrisë dhe 70 tanke. Në 5 qytetet kryesore ky do të zhvillohen lojërat, janë dislokuar edhe 60 mijë forca të ushtrisë së Brazilit. Ndërkohë autoritetet braziliane kanë marrë masat e duhura për tu koordinuar me forcat ndërkombëtare, për marrjen e masave garantuese të sigurisë me qëllim parandalimin e cdo lloj akti terrorist gjatë organizimti të lojërave olimpike.