Franca kërkon vendosjen e menjëhershme të armëpushimit në Alepo të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22792-franca_kërkon_vendosjen_e_menjëhershme_të_armëpushimit_në_alepo_të_sirisë
I dërguari i Francës në OKB ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tensionit në Alepo të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2016 16:21 Europe/Tirane
  • Franca kërkon vendosjen e menjëhershme të armëpushimit në Alepo të Sirisë

I dërguari i Francës në OKB ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tensionit në Alepo të Sirisë.

Sipas uebsajtit të gazetës franceze Le Figaro, Francois Delattre, i dërguari i Francës në OKB të hënën ka theksuar për nevojën e vendosjes së menjëhershme të armëpushimit në Alepo (veri të Sirisë). Ky zyrtar i Francës gjatë një deklarimi para fillimit të takimit të Këshillit të Sigurimit në lidhje me gjendjen humanitare në Siri, ka thënë se, në asnjë mënyrë ky Këshill nuk mund t’a pranojë një situatë të tillë dhe krimet lufte që po ndodhin në këtë rajon. OKB vendosjen e armëpushimit të përjavshëm në Alepo e ka konsideruar si tejet të nevojshëm për parandalimin e katastrofës humanitare. Përderisa Franca kërkon vendosjen e armëpushimit në Alepo të Sirisë, sulmet e këtij vendi në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS kanë pasur ndikim të madh në shkatërrimin e infrastrukturës në Siri.