69 vite konflikt në Kashmir
Në kohën kur kolonizatori anglez, pas një pushtimi shumë vjeçar të Indisë u detyrua të largohet nga ky vend, Britania e Madhe në vitin 1947 mbolli një farë nga e cila edhe sot kur kanë kaluar rreth 70 vite, dalin frutat e hidhura të komploteve të thurura prej anglezëve.
Anglia në bazë të një komploti të programuar më parë dhe në bazë të mosmarrëveshjeve fetare dhe gjyqësorë, mes indianëve dhe hinduve mbolli farën e përçarjes. Qëllimi i mbjelljes së kësaj fare, ishte vazhdimi i influencës ndërhyrëse të Anglisë në rajonin Sug Xhishi, rajon që për nga pozita gjeopolitike ka rëndësi të madhe mes lindjes dhe perëndimit të gadishullit të Indisë. Berhan Muzafari Vani një prej krerëve të partisë Muxhahedin në Kashmir, më 8 korrik të vitit 2016 është vrarë në një luftim me forcat e ushtrisë indiane. Forcat e sigurisë në rajonin Kashmir të administruar nga India, edhe sot, për të tretën ditë me radhë, po zhvillojnë luftime me militantët, të cilët e kanë shkatërruar një ndërtesë qeveritrare dhe i kanë vrarë së paku 7 vetë. Të shtëna dhe shpërthime të fuqishme mund të dëgjohen nga një kompleks i ndërtesave afër qytetit Srinagar, derisa komandot dhe policët e nisën një operacion të ri sot herët në mëngjes. Zyrtarët e sigurisë së Indisë thonë se tre prej katër militantëve, të armatosur me granata dhe pushkë automatike, mendohet se ende janë brenda në kompleks, pasi një militant është vrarë dje. Luftimet filluan pardje, kur militantët që luftojnë kundër pushtetit të Indisë në këtë rajon të kontestuar, kanë hapur zjarr kundër një karvani të ushtarëve të Indisë dhe depërtuan në ndërtesën qeveritare. Më se 110 punonjës civilë të qeverisë janë evakuuar. Dy pre tri luftërave ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, prej pavarësisë së tyre ndaj sundimit kolonial britanik, në vitin 1947, janë bërë lidhur me rajonin Kashmir. Zyrtarët thonë se katër vetë janë vrarë të hënën në protestat e dhunshme në Kashmirin e administruar nga India dhe kështu numri i të vrarëve gjatë tri ditëve të fundit arriti në 19 vetë. Përleshjet ndërmjet banorëve lokalë dhe forcave të sigurimit në kryeqytetin Shrinagar, shpërthyen të premten në mbrëmje dhe u përhapën në qytetet e Luginës së Kashmirit, me popullatë shumicë myslimane, gjatë fundjavës. Turma e zemëruar ka protestuar kundër vrasjes së 34 civilëve nga ana e ushtarëve në këtë rajon, prej 11 qershorit. India e akuzon Pakistanin fqinjë se po i ndihmon militantët në Kashmir, ndërkohë që Islamabadi i hedhë poshtë akuzat, ndërsa militantët i cilëson si luftëtarë të lirisë. Kashmiri është një zonë që nuk përjeton rend, paqe dhe qetësi që prej vitit 1947. Pas ndarjes së Indisë dhe Pakistanit, zonave Xhamu dhe Kashmir u është kërkuar që t’i bashkohen ose Indisë ose Pakistanit. Pas sulmit të kryengritësve pakistanezë nga veriperëndimi i Pakistanit, Sing nga qeveria indiane kërkoi ndihmë. Qeveria indiane e pranoi këtë kërkesë për ndihmë por me kushtin që Kashmiri t’i bashkohet Indisë. Në këtë mënyrë ushtria indiane u fut në Kashmir dhe në këtë mënyrë nisi lufta e parë mes Pakistanit dhe Indisë. Kjo luftë përfundoi në vitin 1948 me ndërmjetësimin e OKB. Lufta tjetër mes tyre nisi i në vitin 1965. Për përfundimin e kësaj lufte janë kryer bisedime shumët ë vështira por më në fund edhe kjo luftë përfundoi. Në vitin 1989 Kashmir përjetoi një tjetër luftë të përgjakshme. Për kontrollimin e këtij rajoni India dërgoi një numër të madh trupash. Personat e armatosur nga Pakistani në Kashmir u ngritën kundër Indisë. Kohët e fundit luftimet në Kashmir janë ulur dhe janë kthyer në formën e protestave nëpër rrugë.