Maikëll Xhordan theu heshtën ndaj vrasjes së zezakëve në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22843-maikëll_xhordan_theu_heshtën_ndaj_vrasjes_së_zezakëve_në_amerikë
Maikëll Xhordan, legjenda e basketbollit në Amerikë, theu heshtjen e tij përballë  vrasjes së zezakëve nga policia e Amerikës dhe ka folur për dhimbjet e mëdha të pasojave të tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 13:26 Europe/Tirane
  • Maikëll Xhordan theu heshtën ndaj vrasjes së zezakëve në Amerikë

Maikëll Xhordan, legjenda e basketbollit në Amerikë, theu heshtjen e tij përballë  vrasjes së zezakëve nga policia e Amerikës dhe ka folur për dhimbjet e mëdha të pasojave të tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se legjenda e basketbollit në Amerikë në një letër të tij drejtuar faqes informative "The Undefeated", ka shkruar: "Unë e di se ky vend mund të jetë më i mirë se sa që është tani, prandaj nuk mund të heshtim më tepër se kaq. Si një qytetar amerikan jam i prekur thellë nga vrasjet e zezakëve që po kryen nga forcat policore të Amerikës vetëm për shkak të urrejtjes që kanë policët e bardhë amerikanë ndaj zezakëve". Legjenda e basketbollit profesional të Amerikës, ka ndihmuar me 2 milionë dollarë për dy institucionet "Marrëdhëniet e Policisë dhe Shoqërisë" dhe "Fondi për Mbrojtjen e të Drejtave "NAACP" dhe në lidhje me këtë ka thënë: "Edhe pse e di se kjo ndihmë nuk mjafton për zgjidhjen e një problemi të tillë, mirëpo shpresoj që këto fonde të ndihmojnë në përmirësimin e mosmarrëveshjeve në këto dy institucione".