Arrestohen të tjerë gazetarë në Turqi
(last modified Wed, 27 Jul 2016 08:43:18 GMT )
Korrik 27, 2016 10:43 Europe/Tirane
  • Arrestohen të tjerë gazetarë në Turqi

Forcat e sigurimit në Turqi kanë arrestuar 16 gazetarë nën akuzën e bashkëpunimin në grushtin e shtetit.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Meliat e Turqisë sipas të cilës këta gazetarë janë pjesë e 42 gazetarëve për të cilët prokuroria ka nxjerrë urdhër arresti. Turqia ka urdhëruar arrestimin e 42 gazetarëve në kuadër të spastrimit që Presidenti turk Rexhep Erdogan po bën për grushtin e shtetit që dështoi. Gjatë gjithë këtyre ditëve, janë arrestuar dhe pezulluar ushtarë, policë, gjykatës dhe nëpunës civilë, duke shqetësime tek grupet që merren me të drejtat e nëpunësve, të cilët i frikësohen faktit se Erdogan po forcon kontrollin e tij mbi gjithçka në Turqi. Pak ditë më parë, u njoftua edhe se garda presidenciale është pjesë e shkrirjes. Presidenti Erdogan ka deklaruar gjendje emergjente dhe po ndërmerr masa të ashpra, me pretendimin se duhen hequr mbështetësit e grushtit të shtetit. Një ditë pas grushtit të shtetit, Qeveria turke akuzoi klerikun Fethullah Gulen si përgjegjës për organizimin e puçit. Gulen është rivali historik i Erdogan dhe pjesa më e madhe e të arrestuarve apo të shkarkuarve janë mbështetës të Gulen.

Tags