Reagimi i kryeministrit të Turqisë ndaj deklaratave të evropianëve
(last modified Wed, 27 Jul 2016 09:19:45 GMT )
Korrik 27, 2016 11:19 Europe/Tirane
  • Reagimi i kryeministrit të Turqisë ndaj deklaratave të evropianëve

Kryeministri i Turqisë ka reaguar ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të evropianëve rreth zhvillimeve në vend.

Binali Yilidirm, kryeministër i Turqisë në përgjigje të shqetësimeve të vendeve Evropiane lidhur me rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi, i paralajmëroi këto vende nëse vazhdojnë me të tilla deklarata. Kryeministri turk tha se Turqia ndodhet në gjendje të jashtëzakonshëm dhe shtoi se në këto kushte paralajmërimet e Jean Claude Juncker rreth Turqisë nuk janë të përshtatshme. Yilidirim tha se Evropa duhet të jetë më tolerante rreth zhvillimeve në Turqi dhe shoti se ata nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë. Juncker përjashtoi çdo mundësi anëtarësimi brenda një periudhe afat-shkurtër, por shtoi se me veprimet e ndërmarra së fundmi, Ankaraja rrezikon që të vendosë në dyshim edhe anëtarësimin pas një periudhe më të gjatë kohore. Zyrtari i bllokut theksoi se çdo vend i cili planifikon që të rikthejë dënimin me vdekje në legjislacion nuk e ka vendin brenda Bashkimit Europian. “Unë besoj se Turqia në gjendjen që është, nuk plotëson kriteret e nevojshme për t’u bërë një shtet anëtar BE-së brenda një periudhe afatshkurtër. Ajo gjithashtu po vë në pikëpyetje anëtarësimin edhe në terma afatgjatë” u shpreh Juncker.

Tags