Bashkimi Evropian kërkon ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22990-bashkimi_evropian_kërkon_ndërprerjen_e_ndërtimit_të_kolonive_sioniste_në_kods
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga regjimi sionist që të zbatojë kërkesën e komitetit katërpalësh për paqe në Lindjen e Mesme për ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 09:28 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian kërkon ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste në Kods

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga regjimi sionist që të zbatojë kërkesën e komitetit katërpalësh për paqe në Lindjen e Mesme për ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste.

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, deklaroi se vendimi i fundit i Tel Avivit për ndërtimin e 770 njësive të reja banimi në Kodsin lindor e zhduk mundësinë për formimin e dy vendeve dhe bëhet shkak për krijimin e një rreth të kolonive sioniste në rajonet rreth Kodsit dhe kjo çështje bëhet shkak për ndarjen e Kudsit lindor nga Bregu Perëndimor. Ndërtimi i njësive të reja banimi zgjeron koloninë sionist Xhilo deri në jug të Kudsit lindor. Këto njësi banimi janë pjesë e një plani të madh i cili është miratuar gati tre vite më parë që sipas tij do të ndërtohen rreth 2200 njësi banimi. Mogherini shtoi: "Tel Avivi vetëm disa javë pas raportit të komitetit katërpalësh për paqe në Lindjen e Mesme që ka thirrur regjimin sionist për të ndërprerë ndërtimin e kolonive sioniste dhe këtë veprim e ka quajtur kundër ligjeve ndërkombëtare, ka publikuar planin e tij të ri". Sipas raportit të komitetit katërpalësh, regjimi sionist duhet të ndërpresë ndërtimin e kolonive sionist në territoret e pushtuara palestineze.