Gulen duhet të kthehet në Turqi
(last modified Wed, 27 Jul 2016 14:59:12 GMT )
Korrik 27, 2016 16:59 Europe/Tirane
  • Gulen duhet të kthehet në Turqi

Lideri i partisë kryesore opozitare në Turqi, përveç se e ka përkrahur qeverinë turke, ai ka thënë se Gulen duhet të kthehet në Turqi dhe të gjykohet nga një gjykatë e paanshme.

Sipas agjencisë së lajmeve Kurdpress, duke cituar gazetën Huriyet, Kilichdarogllu ka thënë se qeveria e Turqisë duhet të bëjë thirrje për ekstradimin e Fethullah Gulen i cili jeton në SHBA. Ai ka thënë se Gulen ka gisht në grusht shtetin e dështuar më 15 korrik. Kemal Kilichdarogllu, lideri i partisë CHP në Turqi ka thënë: Fethullah Gulen duhet të ekstradohet nga SHBA në Turqi. Nëse Gulen konsiderohet autor i ngjarjeve të fundit dhe ai thotë se “unë jam i pafajshëm”, ai duhet të gjykohet nga një gjykatë e paanshme në Turqi. Ai ka thënë se dërgimi i kërkesës për DASH për ekstradimin e Gulen është hap pozitiv për Turqinë.

Tags