Juani kinez i treti në botë
(last modified Wed, 27 Jul 2016 16:09:58 GMT )
Korrik 27, 2016 18:09 Europe/Tirane
  • Juani kinez i treti në botë

Sipas një studimi të fundit, mësohet se Juani kinez, valuta kombëtare kineze, është e treta në botë pas Dollarit amerikan dhe euros evropiane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Instituti ndërkombëtar monetar i Kinës, në një deklaratë ka njoftuar se duke pasur parasysh rritjen ekonomike në Kinë dhe forcimin e monedhës së këtij vendi, nga viti 2016 deri në vitin 2018, Juani do të shndërrohet në monedhën e tretë më të madhe në botë sa i përket blerjeve ndërkombëtare. Aktualisht Jeni japonez dhe Poundi anglez renditen pas dollarit dhe euros, por në dy vitet e ardhshëm kjo renditje pritet të ndryshojë. FMN në nëntor të vitit të kaluar kishte njoftuar se Juani kinez do të përdoret për shkëmbime tregtare nga ky fond.

Tags