BE emëron ambasadorin e tij në Turqi
Një muaj pas dorëheqjes së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Turqi, pas përplasjeve të ashpra me Ankaranë, sot është emëruar ambasadori i ri i këtij unioni.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Fereika Mogherini, shefe për politikë të jashtme e BE, e ka emëruar Kristin Berg, ambasador ri të BE në Turqi. Berg është diplomat austriak, i cili deri më tani ka qenë përgjegjës për LM dhe Afrikën Veriore në sektorin e politikës së huaj të BE. Mogherini në deklaratën e saj ka folur rreth përvojës 30 vjeçare të Berg në diplomaci, i cili ka shërbyer në vende të ndryshme të botës. Mogherini të mërkurën e kaluar, në një bisedë telefonike me Mevlut Chaushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, e ka njoftuar këtë të fundit për këtë emërim. Mogherini në këtë bisedë telefonike ka thënë se BE përkrah institucionet legjitime të Turqisë dhe ka kërkuar nga Turqia respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut.