SHBA dërgon 800 ushtarë të forcave ajrore në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23026-shba_dërgon_800_ushtarë_të_forcave_ajrore_në_afganistan
Ushtria amerikane ka njoftuar se do të dërgojë 800 pjesëtarë të forcave ajrore të saj në Afganistan dhe këto forca do ti mundësojnë trupave të NATO-s që të ruajnë bazat e tyre në Afganistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 14:05 Europe/Tirane
  • SHBA dërgon 800 ushtarë të forcave ajrore në Afganistan

Ushtria amerikane ka njoftuar se do të dërgojë 800 pjesëtarë të forcave ajrore të saj në Afganistan dhe këto forca do ti mundësojnë trupave të NATO-s që të ruajnë bazat e tyre në Afganistan.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, këto forca në Afganistan do të veprojnë në kuadër të operacioneve për ruajtjen e lirisë dhe janë në kuadër të trupave amerikane që luftojnë kundër grupeve terroriste ISIS dhe Al Kaeda në Afganistan. Sipas programit të mëparshëm të Amerikës, duhej që forcat amerikane deri në përfundim të këtij viti të reduktoheshin në 5 mijë e 500 ushtarë në Afganistan. Forcat amerikane në Afganistan janë duke kryer dy misione në të njëjtën kohë, njëri në kuadër të forcave të NATO-s me emrin Misioni për mbështetjen e vendosur dhe tjetri me emrin Ruajtja e lirisë. Më parë, Xhon Nikolson, komandant i NATO-s në Afganistan, kishte thënë se 400 ushtarë shumë shpejt do të vendosen në Afganistan dhe do të përdoren në bazë të nevojës. Sipas Niklson, vendosja e 400 ushtarëve në afërsi të kufijve afganë do ët bëhet në kuadër të misionit amerikan në Afganistan.