Protesta kundër dhunës policore në Amerikë
Populli amerikan ka organizuar protesta një orë pas lirimit të tre oficerëve që ishin akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e një të riu zezak.
Disa raporte nga Amerika bëjnë të ditur se populli amerikan një orë pas lirimit të tre oficerëve të policisë amerikane të arrestuar në dosjen e Ferdi Geri, i ri zezak i vrarë nga policia amerikane, ka organizuar protesta në Nju Jork. Ky tubim ishte pjesë e programit javor të protestave në Amerikë kundër dhunës së policisë, mirëpo kësaj here këto protesta ishin më të zëshme dhe më masive. Prokuroria amerikane të mërkurën ka liruar nga akuzat tre policët amerikanë të përfshirë në vrasjen e Ferdi Geri, zezak amerikan. Geri vitin e kaluar pas arrestimit nga policia amerikane nga dhuna e përdorur ndaj tij iu kishte dëmtuar shtylla kurrizore i cili më pas ka ndërruar jetë.