De Mistura së shpejti viziton Teheranin
I dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë gjatë ditëve të ardhshme do të vizitojë Teheranin.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Stefan Demistura, i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë, ka deklaruar se gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Iran. Ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Iran është që të sigurohet se autoritetet iraniane përkrahin planin e Rusisë dhe Amerikës për çështjen e Sirisë. Ky plan është hartuar javën e kaluar në Moskë. Kjo është në kohën kur De Mistura më parë ka thënë për gazetarët se prania e ekspertëve ushtarak të Rusisë dhe Amerikës në negociatat e Gjenevës është në kuadër të përpjekjeve të dy fuqive për t'i dhënë fund luftës në Siri.