Meksika përgënjeshtron kërkesën e Turqisë për përndjekjen e Fethullah Gylen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23215-meksika_përgënjeshtron_kërkesën_e_turqisë_për_përndjekjen_e_fethullah_gylen
Qeveria e Meksikës ka hedhur poshtë spekulimet se ka pranuar çfarëdo lloj kërkese zyrtare nga Turqia në lidhje me kërkimin për të gjetur Fethullah Gylen i cili akuzohet nga Ankara për implikim në organizimin e grusht shtetit në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 29, 2016 14:35 Europe/Tirane
  • Meksika përgënjeshtron kërkesën e Turqisë për përndjekjen e Fethullah Gylen

Qeveria e Meksikës ka hedhur poshtë spekulimet se ka pranuar çfarëdo lloj kërkese zyrtare nga Turqia në lidhje me kërkimin për të gjetur Fethullah Gylen i cili akuzohet nga Ankara për implikim në organizimin e grusht shtetit në këtë vend.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se burimet e qeverisë së Meksikës kanë deklaruar se qeveria e këtij vendi nuk ka pranuar kurrfarë kërkese zyrtare nga Turqia për përndjekjen dhe arrestimin e Fethullah Gylen. Më parë ministri i drejtësisë së Turqisë kishte thënë se ekziston mundësia që Gylen është arratisur nga Amerika. Ndërkohë edhe kryeministri i Egjiptit ka hedhur poshtë pranimin e çfarëdo lloj kërkese për strehimin e Fethullah Gylen, por ka thënë se nëse paraqitet një kërkesë e tillë, Kajro do ta shqyrtojë atë.