Italia zgjidhet kryesuese e OSBE
Korrik 29, 2016 18:49 Europe/Tirane
Italia është zgjedhur kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për vitin 2018.
57 vendet anëtare të OSBE, kanë zgjedhur Italinë kryesuese të re të kësaj organizate për vitin 2018. Paulio Xhentilini, ministër i jashtëm i Italisë në lidhje me këtë ka thënë se Italia do të vazhdojë të kontribuojë edhe përmes kësaj organizate për paqe dhe stabilitet. Ai ka shtuar se brenda Evropës janë përhapur shumë kriza dhe menaxhimi i kësaj organizate kërkon unitet të gjerë.