Skocezët kërkojnë vazhdimin e qëndrimit në Britaninë e Madhe
Shumica e qytetarëve të Skocisë kërkojnë qëndrimin e vendit të tyre në Britaninë e Madhe.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se rezultati i një sondazhi më të ri të kryer nga instituti YouGov, tregon se 53% e qytetarëve të Skocisë kërkojnë vendi i tyre të qëndrojë ende në Britaninë. Sipas këtij sondazhi, 47% e qytetarëve të Skocisë kërkojnë pavarësinë e vendit të tyre nga Britania. Njëkohësisht me këtë instituti YouGov ka deklaruar se 37% e skocezëve kanë kërkuar anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Kjo është në kohën kur Nicola Sturgeon, ministrja e parë e Skocisë, të hënën e kaluar ka deklaruar se me shqyrtimin e bashkëpunimit mes Anglisë dhe Bashkimit Evropian pas daljes së Anglisë nga BE dhe pasojat e këtij procesi, pavarësia nga Britania duhet të konsiderohet një prej opsioneve përpara Skocisë.