Evakuimi i njerëzve nga një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23377-evakuimi_i_njerëzve_nga_një_qendër_tregtare_në_munih_të_gjermanisë
Policia e qytetit të Munihut në Gjermani të shtunën kanë evakuuar njerëzit nga një qendër tregtare në këtë qytet për shkak të kërcënimit për ndodhjen e një bombe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 31, 2016 04:49 Europe/Tirane
  • Evakuimi i njerëzve nga një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë

Policia e qytetit të Munihut në Gjermani të shtunën kanë evakuuar njerëzit nga një qendër tregtare në këtë qytet për shkak të kërcënimit për ndodhjen e një bombe.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se sipas zëdhënësit të policisë së Gjermanisë, autoritetet e Munihut në jug të këtij vendi, gjithashtu kanë mbyllur edhe stacionin e trenave në rajonin Pasing. Zëdhënësi i policisë së Gjermanisë ka deklaruar se evakuimi i njerëzve në qendrën tregtare në fjalë është bërë në kuadër të masave parandaluese pas pranimit të një paralajmërimi për ndodhjen e mundshme të një bombe në këtë qendër tregtare. Autoritetet përkatëse janë duke kryer hetimet në lidhje me këtë çështje. Vlen të theksohet se javën e kaluar një shpërthim ndodhi në qytetin Ansbach në jug të Gjermanisë ku si pasojë u vra një person dhe u plagosen 12 të tjerë.