Shefat e diplomacisë franceze dhe amerikane bisedojnë rreth Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23395-shefat_e_diplomacisë_franceze_dhe_amerikane_bisedojnë_rreth_sirisë
Shefat e diplomacisë së Francës dhe Amerikës kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar në lidhje me situatën në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2016 04:58 Europe/Tirane
  • Shefat e diplomacisë franceze dhe amerikane bisedojnë rreth Sirisë

Shefat e diplomacisë së Francës dhe Amerikës kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar në lidhje me situatën në Siri.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Jean-Marc Ayrault, ministri i punëve të jashtme të Francës dhe Xhon Kerry, sekretari amerikan i shtetit, në një takim që zhvilluan dje në mbrëmje në Paris, kanë diskutuar në lidhje me situatën në Siri. Shefat e diplomacisë së Francës dhe Amerikës në këtë takim gjithashtu kanë diskutuar edhe veprimet strategjike që mund të ndihmojnë për daljen e Sirisë nga kriza aktuale. Kjo është në kohën kur një ditë më parë sekretari amerikan i shtetit është takuar dhe ka biseduar me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës.