Turqit në Gjermani rebelohen kundër Angela Merkel
(last modified Sun, 31 Jul 2016 17:51:31 GMT )
Korrik 31, 2016 19:51 Europe/Tirane
  • Turqit në Gjermani rebelohen kundër Angela Merkel

Edhe përkundër kundërshtimeve të qeverisë gjermane që turqit që jetojnë në Gjermani të mos mbajnë protesta në përkrahje të qeverisë turke, mijëra turq kanë mbajtur sot një protestë në Kölln në mbështetje të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Sipas kanalit televiziv CNN, mijëra turq sot janë tubuar në qytetin gjerman Köln dhe përveçse kanë dënuar grusht shtetin e dështuar në Turqi, ata kanë shprehur përkrahjen e tyre të fuqishme për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Protestuesit turq kanë brohoritur parulla kundër qeverisë gjermane për shkak se kjo e fundit nuk po e përkrah qeverinë turke përballë grusht shtetit të dështuar. Rreth tre mijë policë gjermanë ishin vendosur nëpër rrugët e Köllnit që shoqëroheshin edhe nga automjete që bartin ujë me presion.

Tags