Protesta të tjera në Brazil kundër Rousef
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23497-protesta_të_tjera_në_brazil_kundër_rousef
Në Brazil janë organizuar përsëri protesta kundër presidentes Rousef.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 01, 2016 09:05 Europe/Tirane
  • Protesta të tjera në Brazil kundër Rousef

Në Brazil janë organizuar përsëri protesta kundër presidentes Rousef.

Rreth 450 000 njerëz dolën në rrugët e Sao Paulos në Brazil për të protestuar kundër korrupsionit dhe për të nxitur autoritetet që të arrestojnë zyrtarët që janë përfshirë në aktivitete të tilla të jashtëligjshme. Protesta masive shkaktoi bllokimin e shumë rrugëve në qytet, ndërsa mijëra njerëz u dyndën për të shprehur kundërshtimin e tyre për skandalet e fundit që kanë përfshirë botën e politikës. Mësohet se një manifestim proqeveritar ishte planifikuar po për të dielën, por u shty për të shmangur përplasje të mundshme mes protestuesve. Një total prej 2,8 milionë njerëzish morën pjesë në protestat antikorrupsion të së dielës në zona të ndryshme të Brazilit. Në fillim të muajit, zyrtarë të ndryshëm të qeverisë braziliane, por edhe ish-zyrtarë si ish-Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva u thirrën për t’u marrë në pyetje nga policia si pjesë e një hetimi kolosal korrupsioni në kompaninë shtetërore të naftës Petrobas. Numri gjithnjë e në rritje i figurave aktuale apo të shkuara të politikës në hetimet e korrupsionit ka zemëruar tej mase qytetarët që kërkojnë ndryshime thelbësore në luftën kundër këtij fenomeni negativ. Mediat lokale në Brazil raportojnë se protesta e së dielës, ku mori pjesë një numër shumë i madh njerëzish, sidomos nëse pasohet nga të tjera siç është parashikuar, mund të trondisë besimin e njerëzve tek presidentja Dilma Rusef dhe partia e saj, gjë që mund të sjellë edhe paditjen e kreut të shtetit.