Liria e armëmbajtjes në universitetet e Teksasit në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23656-liria_e_armëmbajtjes_në_universitetet_e_teksasit_në_amerikë
Një ligj i ri hyri në fuqi në shtetin amerikan të Teksasit që i lejon studentët të mbajnë armë në ambientet universitare, por pa i ekspozuar publikisht. Studentët mbi 21-vjeç që kanë leje arme të fshehur mund t'i mbajnë ato edhe në klasë, sipas ligjit të ri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2016 16:42 Europe/Tirane
  • Liria e armëmbajtjes në universitetet e Teksasit në Amerikë

Një ligj i ri hyri në fuqi në shtetin amerikan të Teksasit që i lejon studentët të mbajnë armë në ambientet universitare, por pa i ekspozuar publikisht. Studentët mbi 21-vjeç që kanë leje arme të fshehur mund t'i mbajnë ato edhe në klasë, sipas ligjit të ri.

Teksasi bëhet kështu shteti i tetë amerikan që lejon studentët të mbajnë armë në ndërtesat shkollore. Por shumë studentë dhe zyrtarë të arsimit të lartë druhen se ky ligj i ri do të largojë të rinjtë nga universitet e këtij shteti. Ndërsa mbështetësit e ligjit thonë se ky është një hap kritik për vetëmbrojtjen dhe respektimin e të drejtave kushtetuese. Sipas republikanëve teksanë, armëmbajtja në kolegje mund të parandalojë vrasjen masive të radhës. Ata thonë se vrasësit në të shkuarën kanë shenjës truar zona ku nuk ka armë, si ambientet universitare apo kinematë, sepse nuk hasin asnjë rezistencë. Por kritikët e ligjit, i cili hyri në fuqi në 50-vjetorin e vrasjes masive në Universitetin e Teksasit që i kushtoi jetën 14 njerëzve, thonë se armëmbajtja në kolegje është një zgjidhje e gabuar që mund të sjellë më shumë dhunë. Disa akademikë thonë se ligji do të sjellë edhe kufizimin e lirisë së fjalës, pasi nëse disa studentë janë të armatosur kjo do të krijojë një atmosferë frike dhe mund të frenojë shkëmbimin e ideve. Sipas ligjit, studentët mund të mbajnë armë të fshehura në ambientet shkollore, megjithëse në disa zona si palestrat apo laboratorët e kimisë, janë të ndaluara. Shkollat private dhe kolegjet dyvjeçare në Teksas janë të përjashtuara nga ligji i ri deri vitin e ardhshëm. Si për të lënë mënjanë përvjetorin e vrasjeve të 1 Gushtit në Austin, ligjvënësit republikan kanë kërkuar të lejohet shtimi e armëve pranë universiteteve publike. Ata pretendojnë se një ligj i tillë do të parandalonte vrasjet masive, ndërsa të mbijetuarit e asaj masakre kanë dalë hapur kundër këtij ligji duke thënë se diçka e tillë nuk do të reduktonte vrasjet , përkundrazi do ti nxiste ato. Ligji i ashtuquajtur ” campus carry” do ti lejojë studentëve mbi 21 vjeç që të mbajnë armë në klasë dhe në zona të ndryshme të universitetit. Ndërkohë universiteti i Austin do të zbulojë një monument prej guri ku do të jenë të shkruar emrat e të gjithë personave që humbën jetën në ngjarjen e rëndë e cila daton në vitin 1966, ç’ka shënon edhe ceremoninë e parë zyrtare që nga çasti kur ndodhi ajo masakër. Gjithashtu për një ditë ora e kullës nga ku qëlloi Whitman nuk do të funksionojë në shenjë respekti ndaj viktimave. Aso kohe drejtuesit e shkollës nuk lëshuan asnjë deklaratë, duke menduar se përgjigjja më e mirë do të ishte rikthimi i jetës normale, Teksasi gjithashtu është një nga 8 shtetet që lejon mbajtjen e armëve në universitetet e nivelit të dytë.