Nevoja për  shpëtimin e civilëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i23878-nevoja_për_shpëtimin_e_civilëve_në_siri
Shefja për politikë të jashtme e BE ka kërkuar ruajtjen e jetëve të civilëve në Siri dhe dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e rrethuar nga terroristët në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2016 12:22 Europe/Tirane
  • Nevoja për  shpëtimin e civilëve në Siri

Shefja për politikë të jashtme e BE ka kërkuar ruajtjen e jetëve të civilëve në Siri dhe dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e rrethuar nga terroristët në këtë vend.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRIB, Federika Mogherini, të enjten përmes një deklarate ka njoftuar se është e nevojshme ndërmarrja e veprimeve humanitare në Siri, në mënyrë që të shpëtohen civilët në këtë vend. Shefja për politikë të jashtme e BE në vazhdim ka thënë se urgjentisht duhet të zhbllokohen rajonet e rrethuara në të gjithë Sirisë dhe të ketë qasje për dërgimin e ndihmave humanitare. Në deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE thuhet se OKB dhe komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të lejohen të dërgojnë ndihma humanitare në Siri. Shefja për politikë të jashtme po ashtu ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është përgjegjëse për dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e rrethuara në Siri. Shfrytëzimi i civilëve si mburoja është taktikë e luftës që përdoret nga ISIS dhe një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.