Nevoja për shpëtimin e civilëve në Siri
Shefja për politikë të jashtme e BE ka kërkuar ruajtjen e jetëve të civilëve në Siri dhe dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e rrethuar nga terroristët në këtë vend.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRIB, Federika Mogherini, të enjten përmes një deklarate ka njoftuar se është e nevojshme ndërmarrja e veprimeve humanitare në Siri, në mënyrë që të shpëtohen civilët në këtë vend. Shefja për politikë të jashtme e BE në vazhdim ka thënë se urgjentisht duhet të zhbllokohen rajonet e rrethuara në të gjithë Sirisë dhe të ketë qasje për dërgimin e ndihmave humanitare. Në deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE thuhet se OKB dhe komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të lejohen të dërgojnë ndihma humanitare në Siri. Shefja për politikë të jashtme po ashtu ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është përgjegjëse për dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e rrethuara në Siri. Shfrytëzimi i civilëve si mburoja është taktikë e luftës që përdoret nga ISIS dhe një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.