Deklarimi i Gjermanisë dhe Austrisë ndaj reagimit të BE kundër Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i24034-deklarimi_i_gjermanisë_dhe_austrisë_ndaj_reagimit_të_be_kundër_turqisë
Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Austrisë janë deklaruar në lidhje me reagimin e BE ndaj veprimeve të Turqisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 06, 2016 17:06 Europe/Tirane
  • Deklarimi i Gjermanisë dhe Austrisë ndaj reagimit të BE kundër Turqisë

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Austrisë janë deklaruar në lidhje me reagimin e BE ndaj veprimeve të Turqisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Frank Valter Shtajnmajer, ministër i jashtëm i Gjermanisë, të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij austriak në qytetin Fadutes, në Lihtenshtajn, ka thënë se Turqia është në rrugë të mirë për rifillimin e negociatave me BE, mirëpo duhet që ky vend të tërhiqet nga tentativa për miratimin e dënimit me vdekje, sepse Ankaraja duhet t’a dijë se nuk e posedon përkrahjen e BE për këtë çështje. Sebastian Kurtz, ministër i jashtëm i Austrisë, në këtë konferencë ka thënë se ekzistojnë dy çështje sa i përket marrëdhënieve me Turqinë, një është çështja e qasjes së lirë ose përjashtimi i regjimit të vizave për qytetarët turq dhe tjetra negociatat në lidhje me hyrjen e Turqisë në BE, ku të dyja këto çështje janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Kurtz tha se BE duhet të reagojë ndaj këtyre rasteve.