Ministri i jashtëm turk kritikon politikën e mediave perëndimore
(last modified Sat, 06 Aug 2016 16:11:39 GMT )
Gusht 06, 2016 18:11 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm turk kritikon politikën e mediave perëndimore

Mevlut Cavusoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, ka kritikuar politikat e mediave perëndimore përball grusht shtetit në Turqi.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anatoli, Mevlut Cavusoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, duke dënuar sulmet e mediave perëndimore kundër Ankarasë pas grusht shtetit në këtë vend, ka njoftuar se një gjë e tillë ka qenë e koordinuar dhe e programuar. Ministri i jashtëm turk po ashtu ka dënuar cilësimin e popullit turk si radikal nga mediat perëndimore. Vlen të theksohet se, ministri i Jashtëm turk, e ka quajtur Austrinë "qendër të racizmit radikal", ndërkaq homologu i tij austriak i ka kërkuar të kontrollojë fjalët. Këto zhvillime ndodhën pasi kancelari austriak Christan Kern, të mërkurën tha se Turqia po shkon drejt politikave diktatoriale dhe e shtroi pyetjen nëse Bashkimi Evropian duhet të vazhdojnë negociatat me Turqinë për anëtarësim në BE.

Tags