Amerika dorëzohet para Turqisë, ambasadori amerikan mbron qeverinë turke
(last modified Sat, 06 Aug 2016 18:26:36 GMT )
Gusht 06, 2016 20:26 Europe/Tirane
  • Amerika dorëzohet para Turqisë, ambasadori amerikan mbron qeverinë turke

Ambasadori amerikan në Ankara, duke mohuar pretendimet për lidhje të Uashingtonit me grusht shtetin ushtarak në Turqi, ka thënë se pas fluturimeve të avionëve në lartësi të ulët mbi Ankaranë, është informuar për grushtin e shtetit.

John Bos ka thënë se, nëse do të kishim informacione para ndodhjes së grusht shtetit, do t’a njoftonim qeverinë turke dhe parimi kryesor i Amerikës është dorëzimi i puçistëve në duart e drejtësisë. Ai duke kritikuar pozicionin e  disa mediave perëndimore në lidhje me grusht shtetin në Turqi, ka thënë: Populli turk ka mbrojtur demokracinë dhe qëndrimet e mediave sipas mendimit tim janë të pabaza. Ai në lidhje me pasjen dorë të Fethullah Gulen në grusht shtetin në Turqi, ku shefi i shtabit të ushtrisë turke gjeneral Akar kishte thënë se Gulen ka pasur dorë në grushtin e shtetit, ka shtuar se këto deklarata janë të pranueshme. Shumica e zyrtarëve turq e kanë akuzuar Amerikën për mbështetje të grusht shtetit.

Tags