Alarm bombe në aeroportin e Stambollit
Janë evakuuar sot udhëtarët në aeroportin ndërkombëtar turk ‘Ataturk’ në Stamboll, për shkak të dyshimit për ekzistimin e një bombe në këtë aeroport.
Sipas agjencisë së lajmeve Trend, mediat turke kanë njoftuar se sipas një raporti të autoriteteve të aeroportit ndërkombëtar turk ‘Ataturk’, janë anuluar të gjitha udhëtimet për shkak të dyshimeve për ekzistimin e një mjeti shpërthyes brenda këtij aeroporti. Sipas këtij raporti, ekipi special i hetimeve për bomba dhe materiale shpërthyese ka filluar hetimet e nevojshme për këtë rast. Vlenë të theksohet se në sulmet terroriste të muajit të kaluar në aeroportin ‘Ataturk’ në Stamboll, mbi 40 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjera janë plagosur.