Policia në Baltimor të SHBA akuzohet për sjellje raciste
Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në një raport hulumtues të tij, e ka akuzuar policinë në Baltimor për sjellje raciste.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Departamenti Amerikan i Drejtësisë të martën në mbrëmje, në një raport të tij hulumtues në lidhje me policinë e Baltimor, ka kritikuar disa policë për arrestime “të pa arsyeshme” të amerikano-afrikanëve. Nga ana tjetër, Një breshëri plumbash është qëlluar ndaj dy agjentëve të policisë në Shtetet e Bashkuara, në kontenë Sebastian të Arkansasit. Lajmin e ka bërë zyra lokale e sherifit, sipas të cilës autori ka hapur zjarr me një pushkë gjysmëautomatike dhe deri tani policia nuk ka arritur ende ta arrestojë. Ky është sulmi i tretë që bëhet ndaj forcave të rendit në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të korrikut, në Dallas, një ish-rezervist i marinës amerikane vrau me snajper 5 oficerë në shenjë proteste ndaj vrasjes së të rinjve me ngjyrë nga policia.