Gjermania e shqetësuar nga fitorja e Trump në SHBA
(last modified Wed, 10 Aug 2016 18:53:44 GMT )
Gusht 10, 2016 20:53 Europe/Tirane
  • Gjermania e shqetësuar nga fitorja e Trump në SHBA

Gjermania ka theksuar se nuk do të jetë e paanshme karshi zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Zavsan Shebli, zëdhënës në Ministrinë e jashtme të Gjermanisë, sot në një konferencë me gazetarë , përveçse ka shprehur shqetësimin e qeverisë gjermane për mundësinë e fitores së Donald Trump, kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se Berlini në këto zgjedhje nuk do të jetë i paanshëm, sepse ekziston bindja se duhet frikësuar nga Trump. Shibli në lidhje me deklaratat e ministrit të jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer i cili Donald Trumpin e ka konsideruar si njeri me plotë urrejtje, tha se ministri jashtëm gjerman ka të drejtë dhe ai po ashtu nuk ka ndjenjë në lidhje me Hillary Clinton, kandidate demokrate në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Ndërsa Ulrike Demmer, zëdhënës i qeverisë gjermane kishte deklaruar se Berlini nuk do të ndërhyjë në garën për president të SHBA dhe nuk do të deklarohet në lidhje me këtë çështje. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor 2016.

 

Tags