Në Angli kundërshtohet aktivizimi i nenit 50 të Lisbonës për Brexit
Theresa May, kryeministre e re e Anglisë ka kundërshtuar aktivizimin e nenit 50 të traktit të Lisbonës deri në fund të vitit 2016.
Në një takim që pati me Maris Rute dhe Lars Luk Rashmues përkatësisht kryeministër të Holandës dhe Danimarikës, kryeministra e Anglisë ka thënë se Londra kërkon të ndërmarrë një rrugëzgjidhje konstruktive me Brukselin sa i përket procesit të daljes së vendit nga BE. Sipas pakteve dhe rregullave të BE, Londra duhet të nisë zbatimin e nenit 50 të traktatit të Lisbonës dhe më pas të nisë bisedimet me krerët evropianë për daljen nga BE. Në rast se Anglia aktivizon nenin 50 të traktatit të Lisbonës ajo ka afat 2 vjet për të dalë plotësisht nga BE. I të njëjtit mendim është edhe kryebashkiaku i londrës. Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar nga qeveria britanike që të mos e evokojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, për fillimin e negociatave zyrtare mes Londrës dhe Brukselit për daljen zyrarisht të Britanisë nga Bashkimi Europian. Khan kërkon që kronometri i fillimit të këtyre bisedimeve të shtyhet deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani dhe Francë, çfarë do t’u mundësonte negociatorëve europianë më shumë hapësirë dhe legjitimitet për të arritur një marrëveshje me Londrën, për një qasje në tregun e vetëm europian, pa lëvizjen e lirë të njerëzve, çfarë kërkohet nga Londra.Kryetari i ri mysliman i Bashkisë së Londrës thotë se, negociatorët e “Brexit”-it “duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm për evokimin e nenit 50 në mënyrë të parakohshme”.Ministri i Shtetit për “Brexit”-in dhe kryeministrja e re britanike, Theresa May kanë sugjeruar se aplikimi i këtij neni të parashikuar në Traktatin e Lisbonës, që mundëson negociatat e një shteti anëtar për t’u larguar zyrtarisht nga BE-ja, nuk do të bëhet përpara janarit të vitit të ardhshëm.Ndërkohë, udhëheqësi në largim i partisë euroskeptike “UKIP”, Nigel Farage tha se qëndrimi i mëtejshëm në tregun e vetëm europian do të përbënte një “tradhti” ndaj “Brexit”-it. Të dhënat nga institute prestigjioze ekonomike tregojnë se, ekonomia britanike ka pësuar rënie muajin e kaluar për shkak të rezultatit të referendumit. Më herët Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë dhe Enda Kenny, kryeministrja e Irlandës, kërkuan nga Theresa May, kryeministrja e re e Anglisë që sa më shpejtë të bëjë transparente dhe të qartësojë marrëdhëniet e këtij vendi me Bashkimin Evropian. Këto dy funksionare të larta evropiane të martën në Berlin kanë diskutuar në lidhje me pasojat e vendimit të Anglisë për të dalë nga Bashkimi Evropian. Merkel në lidhje me këtë saktësoi se kryeministrja e re e Anglisë mund të krijojë kushtet për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje se si do të jetë e ardhmja e marrëdhënieve të Londrës me Bashkimin Evropian. Enda Kenny gjithashtu u shpreh optimiste se paraqitja e kërkesës së Anglisë për tu larguar nga Bashkimi Evropian nuk do të zgjasë një kohë të gjatë.