Forcat antiterroriste turke arrestojnë Gulen
(last modified Fri, 12 Aug 2016 11:28:21 GMT )
Gusht 12, 2016 13:28 Europe/Tirane
  • Forcat antiterroriste turke arrestojnë Gulen

Policia turke ka arrestuar nipin e Fethullah Gulen.

Sipas uebsajtit të gazetës turke Melliyet, forcat e njësitit anti-terrorist në Turqi kanë arrestuar Kemal Gulen, nipi i Fethullah Gulen, liderit të lëvizjes Hizmet, njëherit edhe i dyshuari kryesor i grusht shtetit të dështuar në Turqi. Lajmin për arrestimin e Gulen e ka bërë të ditur avokati i tij përmes një prononcimi për kanalin televiziv Saman Yolu, i cili ka deklaruar se klienti i tij është arrestuar në provincën Kastamono. Ai për tu marrë në pyetje është transferuar nga policia turke në stacionin policor të Kastamono-s. Sipas këtij raporti, Kemal Gulen pas tentativës për grusht shtet në Turqi më 15 korrik, ishte fshehur në një shtëpi në Arach, në provincën Kastamonu. Vlen të theksohet se nga grusht shteti i dështuar në Turqi, rreth 300 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar si dhe janë arrestuar mijëra ushtarakë të Turqisë dhe shumë punëtorë që dyshoheshin për lidhje me lëvizjen e Fethullah Gulen, janë përjashtuar nga puna.

 

Tags