Gjermania e shqetësuar nga tensionimi i marrëdhënieve Rusi-Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i24694-gjermania_e_shqetësuar_nga_tensionimi_i_marrëdhënieve_rusi_ukrainë
Ministri i jashtëm i Gjermanisë shprehu shqetësimin e radhës nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2016 07:41 Europe/Tirane
  • Gjermania e shqetësuar nga tensionimi i marrëdhënieve Rusi-Ukrainë

Ministri i jashtëm i Gjermanisë shprehu shqetësimin e radhës nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Frank Ëalter Steinmeier, ministër i jashtëm i Gjermanisë i cili nesër do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov, nga qeveritë e Moskës dhe Kievit kërkoi të bëjnë të gjitha përpjekjet për të parandaluar një tjetër krizë mes tyre. Moska thotë se ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të takohen më 15 gusht, për të diskutuar për konfliktet në Ukrainë dhe Siri. Ministria e jashtme e Rusisë ka shpallur sot se takimi do të mbahet në qytetin rus, Jekaterinburg. Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar këtë javë, pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi Ukrainën për plane për sabotazh në gadishullin Krime, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014.