Media i kushton rëndësi sportistes amerikane të veshur me hixhab
Ebtehaxh Muhamed është sportiste amerikane e veshur me hixhab që merr pjesë në lojërat olimpike Rio-2016.
Ajo në një prononcim të saj ka thënë se dëshiron t’i tregojë botës se një femër myslimane mund të jetë e suksesshme në sport. Muhamed është e vetmja femër e veshur me hixhab në ekipin amerikan që merr pjesë në lojërat olimpike. Ajo ditën e shtunë fitoi në formë të përbashkët me një tjetër sportiste të ekipit amerikan medaljen e bronzit. Kjo sportiste amerikane për shkak se ka veshur hixhabin, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe për këtë ajo ka thënë se roli i saj është përtej rolit të një sportisteje. Emri i Ebtehaxh Muhamed, është vendosur në mesin e 100 femrave me ndikim në botë në renditjen e bërë nga revista Time.