Erdogan: Askush nuk mund të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve turq
(last modified Wed, 17 Aug 2016 12:39:38 GMT )
Gusht 17, 2016 14:39 Europe/Tirane
  • Erdogan: Askush nuk mund të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve turq

Presidenti i Turqisë ka deklaruar se të gjithë ata që kanë pasur lidhje me grusht shtetin, do të dënohen në kuadër të normave ligjore.

Sipas agjencisë së lajmeve Pars Today, duke cituar ueb sajtin e kanalit televiziv turk TRT, Rexhep Taip Erdogan, në takimin e zhvilluar me kryetarin dhe anëtarët e Unionit të avokatëve të Turqisë, ka thënë se të gjithë ata që merren me mbrojtjen e ligjit, të jenë të sigurt se Turqia do të veprojë vetëm në kuadër të normave ligjore dhe në asnjë moment nuk do të shkelë parimet juridike të shtetit. Ai duke theksuar se populli turk më 15 korrik kaloi një test historik, ka shtuar se askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi këto veprime të ndershme të popullit turk.  Mbi 80 mijë punëtorë janë larguar nga vendet e punës për shkak të dyshimeve për lidhje me grushtin e shtetit nga i cili u vranë 237 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë.

 

Tags