Fethullah Gulen ndihmon sulmet e PKK në Turqi
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar mbështetësit e Fethullah Gulen se ndihmojnë militantët e PKK në kryerjen e sulmeve në juglindje të Turqisë.
“Ju nuk duhet të jeni fallxhor për të kuptuar se lëvizja Gulen qëndron prapa sulmeve të PKK në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe zbulimeve”, tha dje Erdogan. Këto komente të Erdogan u bën disa orë pas shpërthimit të një bombe nga PKK që kishte në shënjestër një automjet të ushtrisë turke pranë fshatit Gayda në qarkun Hizan në provincën Bitlis, ku u vranë pesë ushtarë dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Po ashtu një tjetër ushtar turk u vra në përleshje me militantët e PKK në zonat rurale të fshatit Nazar në po të njëjtin qark. Disa orë pas këtyre ngjarjeve, gjashtë persona humbën jetën dhe më shumë se 250 të tjerë u plagosën nga dy shpërthime të ndara të autobombave që goditën stacionet policore në qytetin Elazig në Anadolin Lindor dhe njëri në qytetin Van.