Mbyllet aeroporti i Manchesterit
Gusht 19, 2016 04:47 Europe/Tirane
Qindra pasagjerë janë evakuuar mbrëmjen e së enjtes nga aeroporti i Mançesterit në Angli pas raporteve për një pako të dyshimtë.
Një zëdhënës i aeroportit ka konfirmuar evakuimin e pasagjerëve brenda terminalit 2, por nuk ka pranuar të komentojë lidhur me pakon e dyshimtë. Sipas mediave ndërkombëtare fluturimet në terminalet e tjera po vazhdojnë normalisht, ndërsa menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë.
Tags