Politikanët austriakë bëjnë thirrje për ndalimin e plotë të Hixhabit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25243-politikanët_austriakë_bëjnë_thirrje_për_ndalimin_e_plotë_të_hixhabit
Politikanët konservatorë në Austri kanë bërë thirrje për ndalimin e vendosjes së hixhabit nga gratë myslimane, ku shumëkush e sheh këtë si një imitim të ngjashëm me lëvizjet islamofobe në vendet e Evropës perëndimore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 19, 2016 09:17 Europe/Tirane
  • Politikanët austriakë bëjnë thirrje për ndalimin e plotë të Hixhabit

Politikanët konservatorë në Austri kanë bërë thirrje për ndalimin e vendosjes së hixhabit nga gratë myslimane, ku shumëkush e sheh këtë si një imitim të ngjashëm me lëvizjet islamofobe në vendet e Evropës perëndimore.

Ministri i jashtëm austriak Sebastain Kurz, tha dje se simbolet fetare si burka, apo mbulesa e plotë e trupit, janë çështje që duhet diskutuar. “Mbulimi i plotë i trupit është duke penguar integrimin”, tha Kurz, i cili vjen nga partia e qendrës së djathtë Partia e Popullit, duke pretenduar se burka nuk është një simbol fetar, por simbol kundër një shoqërie”.