Gjermania mirëpret praninë e Rusisë në zgjidhjen e krizës siriane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25465-gjermania_mirëpret_praninë_e_rusisë_në_zgjidhjen_e_krizës_siriane
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka mirëpritur praninë dhe pjesëmarrjen e Rusisë në zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 21, 2016 19:12 Europe/Tirane
  • Gjermania mirëpret praninë e Rusisë në zgjidhjen e krizës siriane

Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka mirëpritur praninë dhe pjesëmarrjen e Rusisë në zgjidhjen e krizës në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Frank Valter Shtajnmajer, të dielën në një intervistë me gazetën "Die Velt", ka thënë: Rusia duhet të luaj rol kyç në vendosjen e armëpushimit në Siri. Ai ka shtuar: Dakordimi i Rusisë për vendosjen e armëpushimit në qytetin Alepo të Sirisë është shumë domethënës. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u shpreh e gatshme të shqyrtojë propozimin e OKB për vendosjen e armëpushimit në qytetin Alepo. Kjo ministri me anë të një komunikate theksoi se është e gatshme të punojë për vendosjen e një armëpushimi 48 orësh në Alepo me kërkesë të përfaqësuesit special të OKB për Sirinë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se hyrja e karvaneve me ndihma humanitare në Alepo do të varet nga situata e sigurisë në këtë qytet dhe kërkoi garanci nga OKB dhe SHBA për sigurinë e lëvizjes së karvaneve me ndihma humanitare.