Operacion i ushtrisë turke kundër PKK:73 të vrarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25483-operacion_i_ushtrisë_turke_kundër_pkk_73_të_vrarë
Ushtria turke bëri të ditur se në operacionin e zhvilluar kundër pozicioneve të rebelëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit në provincën Hekari janë vrarë 73 pjesëtarë të këtij grupi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2016 17:00 Europe/Tirane
  • Operacion i ushtrisë turke kundër PKK:73 të vrarë

Ushtria turke bëri të ditur se në operacionin e zhvilluar kundër pozicioneve të rebelëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit në provincën Hekari janë vrarë 73 pjesëtarë të këtij grupi.

Sipas komunikatës së Shtatmadhorisë së ushtrisë turke, në këtë operacion kanë marrë pjesë forca të shumta të ushtrisë dhe policisë turke të përkrahura edhe nga forcat ajrore. Gjithashtu mësohet se në këtë operacion janë arrestuar tre pjesëtarë të PKK si dhe janë zbuluar sasi të mëdha armësh dhe municionesh që u përkisnin rebelëve kurdë. Ankaraja ka akuzuar PKK-në për sulmet e fundit terroriste në rajone të ndryshme të Turqisë.