Turqia i turret Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i25807-turqia_i_turret_sirisë
Kufijtë duhen pastruar nga elementët e ISIS-it e me këtë arsyetim Turqia nisi një operacion të gjerë ushtarak në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 16:35 Europe/Tirane
  • Turqia i turret Sirisë

Kufijtë duhen pastruar nga elementët e ISIS-it e me këtë arsyetim Turqia nisi një operacion të gjerë ushtarak në veri të Sirisë.

Bombardimi i egër i pozicioneve të militantëve në Jarablus u pasua nga dërgimi i dhjetëra tankeve në terren. 70 shënjestra janë shkatërruar atje nga zjarri i artilerisë e goditjet me raketa e 12 të tjerë nga sulmet ajrore. Qëllimi i mësymjes është ndër të tjera edhe bllokimi paraprak i çdo tentative të kurdëve sirianë për t’u vendosur në afërsi të kufirit. Forca speciale turke kishin hyrë më herët në Siri si pjesë e ofensivës që nuk kurseu as goditjen e paraushtarakëve kurdo-sirianë në zonë. Ankaraja është e vendosur të mos i lejojë të mbushin vakumin që do të linte pas tërheqja e Shtetit Islamik në rajonet kufitare me Sirinë. Shqetësimi i saj është se kurdët mund të krijonin një zonë autonome e cila të kthehej më pas në një vatër të separatizmit kurd brenda vetë Turqisë.  ISIS-i ishte dhe arsyeja e bastisjeve të orëve të para të ditës në Stamboll nga njësitë turke të antiterrorit.