Rusia anulon plotësisht sanksionet turistike ndaj Turqisë
Gusht 29, 2016 16:37 Europe/Tirane
Duke rifilluar fluturimet charter drejt qyteteve të ndryshme turke, Rusia anuloi sanksionet turistike ndaj Turqisë të vendosura tetë muaj më parë dhe që i shkaktuan miliarda dollarë humbje financiare qeverisë së Ankarasë.
Kryeministri rus Dmitri Medvedev dha urdhër sot për anulimin e sanksioneve turistike ndaj Turqisë dhe kërkoi rifillimin e fluturimeve charter mes Rusisë dhe Turqisë. Që prej vitit të kaluar, kur Turqia rrëzoi një avion rus Sukhoi-24 në Siri, turistët rusë e brakstiën Turqinë duke i shkaktuar Ankarasë një krizë të rëndë financiare.
Tags