Ekskluzive: Çka do t'i thotë Erdogan Obamës?
(last modified Mon, 29 Aug 2016 21:06:08 GMT )
Gusht 29, 2016 23:06 Europe/Tirane
  • Ekskluzive: Çka do t'i thotë Erdogan Obamës?

Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë krizën në Siri, bëri të ditur një zyrtar i lartë amerikan.

Të dy presidentët do të takohen në margjinat e Samitit të G 20 në Kinë të dielën, tha Ben Rhodes, zëvendës këshilltar për siguri shtetërore i SHBA. "Të dy presidentët do të diskutojnë në lidhje me luftën kundër ISIS, sepse ekziston një nevojë urgjente për të qenë të bashkuar", tha Rhodes para gazetarëve në Uashington DC, të hënën. Turqia nisi një ofensive të përgjakshme në Siri javën e kaluar, ku u vranë 25 forca kurde, pas vrasjes së një ushtari turk nga një sulm gjoja me raketë nga kurdët e Njësisë së Mbrojtjes Popullore të Sirisë (YPG). Përleshjet midis forcave turke dhe YPG janë kritikuar nga Pentagoni, i cili i ka quajtur ato "të papranueshme". "Ne u kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve të armatosur për të ndërprerë konfliktin", tha përgjegjësi për media i Pentagonit, Peter Cook. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i bëri thirrje Turqisë që të përqendrohet vetëm në objektivat e ISIS. Ndërkaq, Terroristët e grupit UCS pas ofensivës së ushtrisë turke në rajonin Jerablus kanë avancuar shumë ndërkohë që nga ana tjetër forcat demokratike të Sirisë nuk janë ndihmuar nga Amerika. Terroristët e mbështetur nga Turqia po vazhdojnë operacionin e tyre në qytetin Jerablus dhe në përballje me forcat demokratike siriane kanë arritur të marrin nën kontroll rajonet Ein bidha, Babalan Amarane dhe Dabes i jugut. Për momentin këto forca kanë arritur të kontrollojnë zonat lindore të Alepos dhe janë duke avancuar për në perëndim të qytetit. Grupet e armatosura siriane që përkrahen nga Turqia, kanë marrë nën kontroll dy fshatra në veri të Sirisë. Observatori i të drejtave të njeriut në Siri me bazë në Londër, bëri të ditur se grupet siriane të përkrahura nga qeveria e Ankarasë kanë marrë nën kontroll dy fshatra që më parë kontrolloheshin nga kurdët e Sirisë. Avionët luftarakë turq kanë bombarduar pozicionet e grupeve të afërta me partinë demokratike të Kurdistanit të Sirisë, që gëzon përkrahjen e Amerikës. Këto grupe të armatosura kurdë janë trajnuar dhe përkrahur nga SHBA dhe kohët e fundit kanë arritur të çlirojnë rajonin Manbixh në veri të Sirisë, por gjatë ditës së sotme pozicionet e tyre janë bombarduar ashpër nga avionët turq, ndërsa Ankaraja i sheh kurdët e Sirisë si një kërcënim dhe si një bisht i PKK. Edhe artileria e ushtrisë turke ka bombarduar disa herë sot fshatrat përreth qytetin Afrin në veri të Sirisë ku janë përqendruar forcat kurde siriane.