2016-ta viti më vdekjeprurës për emigrantët
Viti 2016 është cilësuar viti më vdekjeprurës për emigrantët. Sipas statistikave të nxjerra me rastin e përvjetorit të vdekjes së foshnjës 3 vjecare Alan, thuhet se ndër 42 emigrantë 1 prej tyre ka humbur jetën në rrugën për të arritur vendet evropiane gjatë vitit 2016.
Këto statistika janë publikuar nga William Spindler zëdhënës i komisariatit të lartë të OKB për çështjet e emigracionit, sipas të cilit numri i emigrantëve që mundohen të kalojnë Mesdheun është ulur nga 67 mijë në 3 mijë e 437 persona. Babai i Alan Kurdit, vogëlushit 3 vjeçar i cili u mbyt vitin e kaluar teksa familja e tij po largohej nga Siria i bën thirrje Evropës të mbajë dyert hapur për emigrantët. Abdullah Kurdi tha se ai shpreson se liderët do të ndalojnë luftën në Siri. Fotoja e trupit të pajetë të Alan në brigjet turke prekën gjithë botën duke kthyer vëmendjen tek kriza e refugjatëve. Edhe i vëllai Galib dhe nëna e tij u mbytën në anijen që mbyt teksa po vijonte udhëtimin drejt brigjeve të ishullit Kos. Abdullah Kurdi mbijetoi dhe ai tani jeton në veri të Irakut. Ai i tha se mendon për djalin e tij çdo ditë, por një vjetori i vdekjes së tyre, 2 shtator është shumë i vështirë.