Uashingtoni; Bisedimet me palën ruse për Sirinë kanë dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i26815-uashingtoni_bisedimet_me_palën_ruse_për_sirinë_kanë_dështuar
Uashingtoni deklaroi se bisedimet me palën ruse lidhur me vendosjen e armëpushimit në Siri kanë dështuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 06, 2016 09:51 Europe/Tirane
  • Uashingtoni; Bisedimet me palën ruse për Sirinë kanë dështuar

Uashingtoni deklaroi se bisedimet me palën ruse lidhur me vendosjen e armëpushimit në Siri kanë dështuar.

Sipas një njoftimi të kanalit Al Alam, Uashingtoni sot i cilësoi të dështuar përpjekjet dhe bisedimet me palën ruse për vendosjen e armëpushimit në Siri. Burimet amerikane kanë bërë përgjegjës Rusinë për këtë dështim dhe kanë thënë se Moska kë refuzuar të mbajë disa përgjegjësi në këtë çështje. Barack Obama presidenti i Amerikës më herët kishte thënë se Uashingtoni do të diskutojë me Moskën për armëpushimin në Siri ndërkohë që të dyja kanë punuar 24 orë në ditë për zgjidhjen e çështjes së Sirisë.  Më herët DASH kishte njoftuar se deri tani nuk është arritur asnjë akord në negociatat mes palëve për çështjen e Sirisë. John Kerry dhe Sergei Lavrov ditën e hënë në kuadër të konferencës së krerëve të grupit G-20 në Kinë janë takuar për të diskutuar mbi krizën në Siri.