Vazhdojnë protestat paqësore në Nigeri
(last modified Tue, 06 Sep 2016 12:12:15 GMT )
Shtator 06, 2016 14:12 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat paqësore në Nigeri

Protestat e myslimanëve të Nigerisë po vazhdojnë akoma kundër ushtrisë dhe forcave të sigurisë së këtij vendi për lirimi e Shejkh Ibrahim Zakzaki, liderin e lëvizjes islamike të këtij vendi.

Burimet informative nga Nigeria njoftuan se qindra myslimanë të provincës Kaduna në veriperëndim të Nigerisë, të hënën kanë organizuar protesta paqësore në të cilat kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Shejkh Ibrahim Zakzaki, liderin e lëvizjes islamike të këtij vendi, si dhe për ndërprerjen e dhunës së ushtrisë dhe forcave të sigurisë së këtij vendi ndaj myslimanëve. Këto protesta vazhdojnë në kohën kur dhuna e policisë dhe mospërfillja e kërkesave legjitime të myslimanëve nga aparati juridik i Nigerisë kanë ngjalluar edhe kritika të ashpra nga qarqet rajonale për të drejtat e njeriut. Organizatat e të drejtave të njeriut shumë herë kanë paralajmëruar për gjendjen e papërshtatshme të Ibrahim Zakzaki në burgun e Nigerisë. Vlen të theksohet se pas sulmit të ushtrisë së Nigerisë në rezidencën e Shejkh Ibrahim Zakzaki në qytetin Zaria në provincën Kaduna në veriperëndim të këtij vendi më 14 dhjetor të vitit 2015, janë vrarë qindra myslimanë në mesin e tyre edhe tre fëmijë të Shejkh Zakzakit. Komiteti hetimor ka akuzuar ushtrinë e Nigerisë për vrasjen e 347 myslimanëve dhe varrosjen e tyre në varre masive në qytetin Kaduna.

 

Tags