Protesta kundër presidentit të ri në Brazil
Në dhjetëra qytete të Brazilit janë organizuar protesta kundër presidentit të ri Mishel Temer.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve sipas të cilës mijëra protestues kanë vërshuar nëpër rrugët e qyteteve Sao Paulo dhe Rio de Janeiro në shenjë proteste kundër presidentit të shtetit Michel Temer i cili erdhi në vendin e presidentes Dilma Roussef, e cila u largua përkohësisht nga detyra. Në kohën kur protestuesit në Sao Paulo afërsisht 2 mijë u penguan që të marshonin drejt shtëpisë së Temer-it, në Rio de Janeiro më shumë se 1 mijë protestues duke brohoritur kërkuan dorëheqjen e tij. Ndërkohë që disa protestues kërkonin kthimin e Rousseff-it, disa të tjerë kërkonin organizimin e zgjedhjeve të reja. Disa protestues nën udhëheqjen e Lëvizjes së të Pastrehëve u përpoqën të vendosin tenda në largësi 300 metra nga presidenca në Sao Paulo. Drejtuesi i lëvizjes, Guilherme Boulos, u shpreh se protestat do të vazhdojnë derisa Temer të lë detyrën.