OKB paralajmëron për shtimin e të evakuuarëve të luftës në Afganistan
(last modified Thu, 08 Sep 2016 09:38:09 GMT )
Shtator 08, 2016 11:38 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për shtimin e të evakuuarëve të luftës në Afganistan

Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar mbi mundësinë e shtimit të të evakuuarëve të luftës në Afganistan.

Stefan Obrain tha se duke pasur parasysh përleshjet aktuale ekziston mundësia që numri i të shpërngulurve dhe të evakuuarëve të arrijë në 1 milion njerëz. Ai njëkohësisht kërkoi nga vendet donatore që të garantojnë shumën 150 milion dollarë për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga lufta në Afganistan. Nga gjithsej 3.5 milion njerëz në nevojë në Afganistan 2.1 milion prej tyre kanë marrë ndihma humanitare ndërsa 1 milion të tjerë kanë nevojë të menjëhershme për ndihma. Aktualisht 10 milion afganë nuk marrin ndihma mjekësore ndërsa për çdo vit rritet numri i fëmijëve afganë që vuajnë nga kequshqimi. Ndërkohë në këtë vend brenda këtij viti janë rrëmbyer 93 punonjës të ndihmës së shpejtë, tha në fjalën e tij Obrain.

Tags