Deputeti holandez: Netanjahu nuk meriton shtrëngim duarsh
Kryeministri i Izraelit Benjanim Netanjahu u përball me një takim të vështirë në Hagë.
Një deputet holandez refuzoi t’i japë dorën duke i treguar flamurin palestinez të vendosur në xhaketën e tij. Bëhet fjalë për parlamentarin Tunahan Kuzu, i cili ka mërzitur dhe sfiduar kështu kryeministrin izraelit me vendosjen e flamurin palestinez në xhaketën e tij. Kuzu, i cili ka themeluar partinë Denk, bëri gjestin e tij përpara një takimit të mbyllur midis Netanjahut dhe komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit holandez. Kuzu është parlamentar i zëshëm për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve veçanërisht në territorin e okupuar nga Izraeli në Rripin e Gazës. “Ky nuk meriton një shtrëngim duarsh, përderisa gjaku i fëmijëve palestinezë derdhet nëpër rrugët e Gazës”, shkruan deputeti.